Vështrim i përgjithshëm i Monitorit të të Drejtave Sociale

Score: 64

Vështrim i përgjithshëm i Monitorit të të Drejtave Sociale

☑️Internews Kosova — Consulting Organization from Kosovo, experience with EC, WB — Civil Society & NGOs, Media and Communications sectors — DevelopmentAid

Sipas raportit të GSK-së, në Kosovë ekzistojnë disa sfida sociale në vazhdimësi, veçanërisht në fushën e punësimit. Barazia gjinore është e ulët, ndërsa shkalla e punësimit të grave është tejet e ulët. Një nga faktorët kryesorë është mungesa e institucioneve të kujdesit për fëmijë, ndërsa një tjetër është mungesa e reformës së ligjeve, siç është Ligji i Punës nga viti 2010, i cili ka një ndikim shumëfish negativ në barazinë gjinore. Papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, ndërsa siguria e punës është e ulët në përgjithësi. Rregulloret për shëndetin dhe sigurinë në punë janë joefektive për shkak të mungesës së zbatimit. Shërbimet thelbësore dhe mobiliteti i qëndrueshëm janë të pamjaftueshme, derisa një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk kanë qasje në to. Mospërfshirja e pakicave kombëtare është po ashtu problem dhe ndikon në fusha si barazia gjinore, dialogu social dhe kushtet në punësim. Gjendja e hapësirës civile në Kosovë është në përgjithësi e mirë, ndonëse ka hapësirë për përmirësim, thuhet në sipas raportit të GSK-së.

Grupi Kombëtar i Strategjisë për Kosovën udhëhiqej nga Internews Kosova, anëtar i SOLIDAR-it. Internews Kosova.

Mundësi të Barabarta dhe Akses në Tregun e Punës

Score: 64

Mundësi të Barabarta dhe Akses në Tregun e Punës

Barazia gjinore

Barazia gjinore mbetet një problem i madh dhe i vazhdueshëm në Kosovë, thuhet në raportin e GSK-së. Ka diskriminim të qartë ndaj grave, ku gratë nga pakicat etnike si ashkalinjet, romët dhe egjiptianët përballen me vështirësi të veçanta.[1]

Pabarazia gjinore është veçanërisht e dukshme në punësim. Më shumë se 75% të grave të afta për punë (të moshës 22-65 vjeç) nuk ishin të punësuara ose në kërkim të punës në vitin 2023, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.[2] Përderisa shkalla për burrat ishte po ashtu e lartë, në 42.2%, diferenca prej 33.6 pikë përqindjeje është tejet domethënëse. Këtë e konfirmon edhe Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Barazinë Gjinore dhe Tregun e Punës në Kosovë. FMN-ja vlerësoi shkallën e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore me më pak se 20% në vitin 2022, dukshëm nën mesataren rajonale të Ballkanit Perëndimor prej 45%. [3] Hulumtimet dhe statistikat e organizatave të shoqërisë civile tregojnë se gratë nga komunitetet e margjinalizuara dhe gratë me aftësi të kufizuara përballen me diskriminim në punësim. [4]

GSK-ja ka identifikuar disa barriera për qasjen e grave në punësim. Shoqëria në Kosovë ende ka një mentalitet patriarkal, i cili favorizon djemtë në trashëgiminë e pronës dhe nga kjo rezulton që më pak se një e pesta e pronave në vend të jenë në pronësi të grave. [5] Duhet të adresohen disa çështje kryesore sociale, si qasja në arsim në fëmijërinë e hershme dhe hendeku gjinor në paga, pasi të dhënat tregojnë se gratë paguhen më pak se burrat. [6] Mungesa e institucioneve publike të kujdesit për fëmijë është një tjetër pengesë e madhe. Kosova ka vetëm 62 çerdhe publike, ndërsa nëntë komuna nuk kanë asnjë, raporton Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. [7] Ka çerdhe private, por çmimet variojnë nga 80 deri në 250 euro në muaj. [8] Duke marrë parasysh që paga mesatare bruto mujore në vitin 2024 ishte 639 euro, ndërsa paga neto 552 euro, shumë familje në Kosovë nuk kanë mundësi t’u qasen këtyre shërbimeve. [9]

Problemet në zbatimin e Ligjit të Punës të vitit 2010 [10] dhe vonesat në reformim pengojnë përmirësimin real dhe të qëndrueshëm, edhe pse qeveria e vendit e pranon nevojën urgjente për reformë të ligjit [11] . Forma aktuale e ligjit duhet të implementojë dispozitat e të paktën 15 Direktivave Evropiane përpara se të përmbushë standardet e BE-së. Ligji kritikohet edhe për qasjen ndaj pushimit prindëror, pasi kryesisht ngarkon punëdhënësit me barrën financiare, gjë që i dekurajon ata të punësojnë gra. Përveç kësaj, pushimi i atësisë është i kufizuar në dy ditë, një dekurajim i qartë për prindërit që të ndajnë përgjegjësitë e kujdesit për fëmijët. Pavarësisht nevojës së qartë për të reformuar ligjin, në vitin 2024 nuk kishte propozime konkrete për ndryshime. Për më tepër, në fillim të vitit 2024, Qeveria e Kosovës tërhoqi Projektligjin e Punës, me të cilin do të reformohej Ligji i Punës i vitit 2010, nga programi i legjislativ për atë vit [12]. Kjo ngre shumë shqetësime, pasi projektligji ishte thelbësor për avancimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e kushteve të punës. Në përgjigje, Forumi Ekonomik i Grave organizoi një protestë më 16 shtator 2024, duke kërkuar që projektligji të rikthehet menjëherë në programin legjislativ. Ato gjithashtu bënë thirrje për konsultime publike [13].

Kodi Civil, i cili u theksua në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2024, si një mjet i rëndësishëm për avancimin e barazisë gjinore, është ende në pritje të miratimit [14] . Edhe GSK-ja thekson se Kodi Civil mund të ndihmojë në eliminimin e diskriminimit gjinor, i cili është i rrënjosur në disa ligje të tjera, dhe që përmban dispozita mbi gjininë dhe dhunën në familje. Përveç kësaj, Kodi mund të krijojë bazë ligjore për mbrojtjen dhe ndihmën për gratë e prekura nga dhuna me bazë gjinore si dhe mund të sigurojë mundësi dhe të drejta të barabarta në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë trashëgiminë, martesën, marrëdhëniet familjare dhe pronësinë. Megjithatë, vonesa në miratimin e Kodit ka çuar në pasiguri juridike dhe ka penguar zbatimin e parimeve dhe politikave të barazisë gjinore.

Gratë janë të nënpërfaqësuara në pozita të larta, si në sistemin politik ashtu edhe në atë të drejtësisë. Në sektorin publik, janë të nënpërfaqësuara në pozita si sekretare të përgjithshme, drejtoresha departamentesh dhe drejtuese të agjencive të pavarura, sipas raportit vjetor të Agjencisë për Barazi Gjinore [15] . Po ashtu, raporti tregon se nevojiten përpjekje shtesë për të siguruar barazinë gjinore në të gjitha nivelet e qeverisjes, pasi përfaqësimi i grave në pozita si nënkryetare të komunave dhe drejtoresha të drejtorive komunale është i ulët. Hulumtim i vitit 2021 tregoi se gratë ishin në 15.52% nënkryetare të komunave dhe 25% drejtoresha komunale [16]. Në nivel vendi, në vitin 2024 një e treta e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ishin gra, duke tejkaluar kuotën ligjore prej 30%, por ende larg barazisë së plotë [17] . Në sistemin e drejtësisë, 42.6% e prokurorëve janë gra, por ato mbajnë vetëm 3% të pozitave udhëheqëse [18].

Papunësia e të rinjve

Punëtore të zhvilluar nga Qeveria [19]. Kjo përkthehet në 33% të rinjve të moshës 15-24 vjeç që bëjnë pjesë në NEET në vend, sipas të dhënave të Eurofound 2024, që paraqet shkallën më të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto shifra vijnë në një kontekst të varfërisë së lartë (27%) dhe ekstreme (7%) të fëmijëve, siç paraqitet nga UNICEF-i [20]. Fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në varfëri shpesh detyrohen të punojnë dhe nuk kanë mundësi të barabarta për arsim. Ligji i Punës i vitit 2010 lejon punësimin e fëmijëve dhe të rinjve, ndonëse në kushte specifike. Megjithatë, abuzimi me fëmijët dhe puna e detyruar e fëmijëve janë përhapur gjerësisht përmes praktikës së lëmoshëkërkimit të detyruar. Kjo është theksuar në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Trafikimin e Personave për vitin 2024 [21] . Praktika e policisë për ta cilësuar veprën e lëmoshëkërkimin e detyruar si neglizhencë ose abuzim prindëror – në vend të trafikimit – e bën të pamundur ndjekjen penale, theksohet në raport.

Ekzistojnë disa pengesa në punësimin e të rinjve në Kosovë. Një nga to është mospërputhja ndërmjet sistemit arsimor dhe nevojave të tregut të punës, që do të thotë se shumë punëtorë nuk janë të punësuar në profesione që përputhen me arsimin e tyre [22]. Kjo është veçanërisht e theksuar tek të rinjtë: 48% punojnë në vend pune që nuk përputhet me aftësitë e tyre [23] . Arsimi profesional është mjaft i përhapur tek djemtë, me 53.8%. Por, vetëm 41.6% e vajzave janë në arsimin profesional [24].

Një pengesë tjetër është qasja jo e barabartë në mundësitë e punësimit. Nevoja për lidhje familjare dhe politike për të pasur qasje në vende pune me paga të mira e përkeqëson padrejtësinë sociale dhe shtyn shumë të rinj të demotivuar kosovarë të marrin në konsideratë migrimin [25] . Ekonomia joformale është shumë e përhapur: Inspektorati i Punës gjeti 3 829 punëtorë pa kontratë [26]. Nga këta, 1409 ishin gra, që sinjalizon mbipërfaqësim të grave në mesin e këtyre punëtoreve, duke pasur parasysh shkallën e ulët të punësimit të grave [27]. Sektorët si hoteleria dhe shërbimet punësojnë një numër të madh të të rinjve pa kontrata pune [28].

Për shkak të mungesës së punësimit të rregullt, të rinjtë hasin vështirësi në qasjen për financim dhe kredi, si hua dhe kredi hipotekare. Këtë e ilustron fakti i regjistrimit të gjysmës së pronave në Kosovë në emër të personave të vdekur [29]. Për më tepër, puna vullnetare nuk është e rregulluar në mënyrë adekuate, kështu që nuk njihet si përvojë pune [30]. Rrjedhimisht, të rinjve u mungojnë incentivat e qarta për t'u angazhuar në punë vullnetare, për shembull gjatë periudhave të papunësisë.

Praktika të mira:

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa rregullore në vitin 2024 që i detyrojnë bizneset të raportojnë punëtorët në Platformën e Administratës Tatimore një ditë para datës së fillimit të kontratës së tyre. Prandaj, këta punëtorë regjistrohen në sistemin tatimor para fillimit të kontratës së punës, duke zvogëluar potencialin për keqpërdorime ose abuzime, përfshirë detyrimin e punëtorëve për të punuar për një periudhë kohore pa kontratë. Për më tepër, sistemi është avancuar nëpërmjet përdorimit të platformës digjitale, e cila përditësohet në kohë reale, duke u mundësuar punëtorëve të kontrollojnë lehtësisht nëse punëdhënësi i tyre i ka deklaruar ata si tatimpagues në Administratën Tatimore. Kjo praktikë ka rritur numrin e punëtorëve të regjistruar dhe ka ndihmuar në parandalimin e abuzimeve [31].

Përfshirja e migrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve dhe pakicave

GSK-ja raporton sfida që lidhen me përfshirjen e punëtorëve migrantë dhe pakicave kombëtare. Përderisa imigracioni për punë është i kufizuar për shkak të kushteve ekonomike dhe të punësimit në Kosovë, janë lëshuar viza pune për rreth 1000 shtetas të Bangladeshit. Megjithatë, institucionet nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ky migrim çoi në punësim aktiv në Kosovë apo nëse personat në fjalë u zhvendosën në një vend të tretë. Monitorues të pavarur të të drejtave të punës kanë raportuar kushte të këqija pune për këta punëtorë migrantë dhe shkelje të rënda të të drejtave të tyre të punës [32]. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, Inspektorati i Punës nuk përmend shkeljet e të drejtave të punës së migrantëve në statistikat dhe raportet e veta.

Probleme të rënda dhe të përhapura që prekin pakicat kombëtare janë vënë në dukje në një studim të zhvilluar nga Internews Kosova, që udhëheq GSK-në për Kosovën. Studimi, në të cilin u vlerësuan 50 institucione publike, tregon se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian ballafaqohen me diskriminim sistematik në punësim në institucione publike [33] . Ata përjashtohen nga pozitat drejtuese dhe kuotat e përfshirjes shpesh nuk respektohen. Përveç kësaj, ata përballen me diskriminim në punësim në sektorin privat, pasi kanë më pak mundësi për të marrë pjesë në tregun e punës dhe paguhen më pak, sipas raporteve zyrtare të qeverisë [34].

[1] Qeveria e Kosovws (2023), “Strategjia per Avancimin e te Drejtave te Komuniteteve Rom dhe Ashkali ne Republiken e Kosoves 202202026 dhe Plani i Veprimit 2022-2024”: https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/05/Strategjia-per-avansimin-e-te-drejtave-te-komuniteteve-rom-dhe-ashkali-ne-Republiken-e-Kosoves-2022-2026-dhe-Plani-i-veprimit-2022-2024.pdf

[2]  Agjencia e Statistikave të Kosovës (2023), “Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP)”: https://ask.rks-gov.net/Releases/Details/8237

[3] IMF (2025) “Labor Market and Gender – Republic of Kosovo”: https://www.elibrary.imf.org/view/journals/018/2025/002/article-A001-en.xml

[4] Women’s economic forum “Sfidat e punësimit të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”: https://forumiekonomikigrave.com/storage/app/uploads/public/684/15f/cec/68415fcecc9d5250071505.pdf ; Internews Kosova IKS (2024), “Raporti i IKS, Gashi: Ka shkelje drastike të standardit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara”: https://kallxo.com/lajm/raporti-i-iks-se-gashi-ka-shkelje-drastike-te-standardit-per-punesimin-e-personave-me-aftesi-te-kufizuara/

[5] Radio Evropa e Lirë (2023) “As një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë” : https://www.evropaelire.org/a/pronat-ne-emer-te-grave-kosove-/32747695.html

[6] Radio Evropa e Lirë (2025), “Pabarazitë në tregun e punës: Kush punon e kush paguhet më shumë”: https://www.evropaelire.org/a/pabarazite-ne-tregun-e-punes-kush-punon-kush-paguhet/33401372.html

[7] Radio Evropa e Lirë (2022) “Shkollimi i hershëm – “luks” në Kosovë” – https://www.evropaelire.org/a/shkollimi-hershem-kosove-luks-/32153596.html?utm- ;     KOSOVO 2.0 (2025) “Angazhimet e partive politike për çerdhet” – https://kosovotwopointzero.com/en/political-parties-pledges-on-kindergartens/

[8] Ibid.

[9] Agjencia e Statistikave të Kosovës (2025), ” Paga mesatare në Kosovë (bruto/neto), 2012-2024 (€)”: https://askdata.rks-gov.net/pxweb/sq/ASKdata/ASKdata__Labour%20market__Niveli%20i%20Pagave/tab01.px/table/tableViewLayout1/?loadedQueryId=30657b65-e00b-4c7f-9566-e96ba6d8a2f9

[10] Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës (2010) ” Ligji Nr. 03/L-212 I Punës”: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2735

[11] Qeveria e Kosovës (2022), “Aprovohet Koncept Dokumenti për Rregullimin e Fushës nga Marrëdhënia e Punës”: https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/05/Koncept-Dokumenti-per-Rregullimin-e-Fushes-nga-Marredhenia-e-Punes.pdf

[12] KDI (2024) “ “KDI calls on the Government to return the Labor Law to the legislative agenda” – https://www.koha.net/en/arberi/kdi-ja-i-ben-thirrje-qeverise-ta-ktheje-ligjin-e-punes-ne-agjende-legjislative

[13] Telegrafi (2024), “The Women’s Economic Forum announces a protest against the Government, due to the removal of the Labor Law from the 2024 legislative calendar”: https://telegrafi.com/en/forumi-ekonomik-grave-paralajmeron-proteste-kunder-qeverise-shkak-heqja-e-ligjit-per-punen-nga-kalendari-legjislativ-2024/ ;     Kosovo 2.0 (2025), “What do political platforms say about gender justice?”: https://kosovotwopointzero.com/en/what-do-political-platforms-say-about-gender-justice/

[14] European commission (2024) “Commission staff working document kosovo* 2024 report”- https://enlargement.ec.europa.eu/document/download/c790738e-4cf6-4a43-a8a9-43c1b6f01e10_en?filename=Kosovo+Report+2024.pdf

[15] ABGJ (2025) – “Raporti Vjetor i Punës 2024” – https://ip.rks-gov.net/wp-content/uploads/RaportiVjetor_2024_InspektoratiiPunes.pdf

[16] Research Gate (2020) “Critical Analysis of Kosovo Legislation on Women’s Political Participation at the Municipal Level – International and European Standards” –  https://www.researchgate.net/publication/372841720_Critical_Analysis_of_Kosovo_Legislation_on_Women%27s_Political_Participation_at_the_Municipal_Level_International_and_European_Standards

[17] Equal Future (2024) “ Women’s representation in politics and public administration – Kosovo” – https://www.equalfuture-eurasia.org/womens-representation-in-politics-and-public-administration/kosovo

[18] GI (2024) “Women are still under-represented in law enforcement and prosecution in the Western Balkans”, https://riskbulletins.globalinitiative.net/see-obs-020/04-women-under-represented-in-law-enforcement-prosecution-western-balkans.html

[19] Qeveria e Kosovës (2023) “Koncept dokument për rregullimin e fushës së punësimit” – https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/08/Koncept-Dokumenti-per-Rregullimin-e-Fushes-se-Punesimit-per-publikim-shq.pdf

[20] Eurofound (2024), “Young people in the Western Balkans”: https://www.eurofound.europa.eu/en/publications/2024/young-people-western-balkans#:~:text=Although%20the%20countries%20have%20experienced,Serbia%20to%2033%20%25%20in%20Kosovo.

[21] US Departament of State (2024) “Trafficking in Persons Report: Kosovo”: https://www.state.gov/reports/2024-trafficking-in-persons-report/kosovo/

[22] INSTITUTI GAP (2025) “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë” https://www.institutigap.org/documents/65083_Emigrimi%20dhe%20tregu%20i%20punes.pdf

[23] Friedrich Ebert Stiftung (2024) “The Youth Study 2024” – https://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/21493-20250225.pdf

[24] Qeveria e kosovës (2023) “Koncept-Dokumenti për Rregullimin e Fushës së Punësimit”: https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/08/Koncept-Dokumenti-per-Rregullimin-e-Fushes-se-Punesimit-per-publikim-shq.pdf

[25] HELVETAS (2022) “AI Breakthrough in Kosovo Helps Youths Choose a Career Path Leading to Employment”: https://helvetas-ks.org/eye/en/ai-breakthrough-in-kosovo-helps-youths-choose-a-career-path-leading-to-employment/

[26] Qeveria e Kosovës (2023) “Koncept-Dokumenti për Rregullimin e Fushës së Punësimit” https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/08/Koncept-Dokumenti-per-Rregullimin-e-Fushes-se-Punesimit-per-publikim-shq.pdf

[27] Inspektorati i punës (2024) “Raporti Vjetor 2024” : https://ip.rks-gov.net/wp/content/uploads/RaportiVjetor_2024_InspektoratiiPunes.pdf

[28] DECENT WORK BALKANS (2023) “Kosovo – Fact Sheet on Informal Employment and Decent Work”- https://decentworkbalkans.com/facts/kosovo-fact-sheet/

[29] KALLXO.com (2019) “Kosovë: 50% e pronës është e regjistruar në emër të të vdekurve” https://kallxo.com/ligji/kosove-50-e-prones-eshte-e-regjistruar-ne-emer-te-te-vdekurve/

[30] KALLXO.com (2024) “Vullnetarizmi i kosovarëve përballë ngecjeve” – https://kallxo.com/gjate/vullnetarizmi-i-kosovareve-perballe-ngecjeve/

[31] Front Online (2022) ” Formalizimi i punëtorëve/ Në ATK regjistrohen mbi 2 mijë punëtorë”: https://frontonline.net/56formalizimi-i-punetoreve-ne-atk-regjistrohen-mbi-2-mije-punetore/

[32] Buletini Ekonomik (2025) “A po keqpërdoren punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?” – https://buletiniekonomik.com/2025/01/a-po-keqperdoren-punetoret-e-bangladeshit-nga-kompanite-ne-kosove/

[33] Advocacy Training and Resource CenterInternews Kosovo (2023), “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim” – https://kallxo.com/wp-content/uploads/2023/11/Diskriminimi-sistematik-ne-hapesira-dhe-punesim-Internews-Kosova.pdf

[34] Zyra e Kryeministrit të Kosovës (2023) “Strategjia për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i Veprimit 2022-2024” – https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/05/Strategjia-per-avansimin-e-te-drejtave-te-komuniteteve-rom-dhe-ashkali-ne-Republiken-e-Kosoves-2022-2026-dhe-Plani-i-veprimit-2022-2024.pdf

Kushtet e drejta të punës

Score: 53

Kushtet e drejta të punës

Siguria e punës

Shumë kontrata punësimi në Kosovë janë të përkohshme. Për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të rritur përfshirjen e punëtorëve në punësimin formal, qeveria ka hartuar Strategjinë e Punësimit 2024–2028. Aty thuhet se 57.5% e punëtorëve ishin të punësuar me kontrata të përkohshme në vitin 2020, më shumë se katërfishi i mesatares së BE-së prej 14% [1]. Kjo konfirmohet nga Anketa e Fuqisë Punëtore, e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila tregon se 43.5% e punëtorëve kanë kontratë të përhershme. Pra, shumica punojnë me kontrata të përkohshme me afat deri në tre vjet [2]. Sipas ligjit të punës në Kosovë, punëtorët kanë të drejtë për kontrata të përhershme nëse punojnë për 10 vjet në një ndërmarrje private, prandaj përqindja e ulët e kontratave të përhershme tregon nivel të lartë të pasigurisë në punë në tregun e punës në sektorin privat – veçanërisht kur merret parasysh se vendet e punës në sektorin publik shoqërohen me kontrata të përhershme.

Strategjia e Punësimit gjithashtu synon të krijojë një sistem për të mbrojtur të ardhurat e punëtorëve në kohë papunësie. Kosova aktualisht ka vetëm një skemë sociale, programin e ndihmës sociale dhe të ardhurave minimale për pjesën më të varfër të popullsisë, e cila vjen me kritere shumë të rrepta dhe specifike. Për momentin nuk ekziston ndonjë program për papunësi për punëtorët në Kosovë. Disa forma të mbështetjes qeveritare ishin në dispozicion të bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19, por duket se kjo ka qenë një masë e njëhershme, pasi nuk u krijuan mekanizma të ngjashëm për të përballuar kriza të tjera. Për më tepër, skemat e mbështetjes për COVID-in kryesisht kishin për qëllim nxitjen e bizneseve për të punësuar njerëz dhe jo ofrimin e ndihmave për papunësi. Sipas GSK-së, të paktën, nevojiten nisma specifike sektoriale për të adresuar papunësinë në sektorë si bujqësia, e cila është e prirur ndaj dëmtimeve të të korrave për shkak të kushteve atmosferike [3].

Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të punëtorëve mbetet një çështje kyçe për sigurinë e vendit të punës, thekson GSK-ja. Procedurat që lidhen me punësimin mund të zgjasin më shumë se pesë vjet deri në përfundim, shumë më shumë kohë sesa është e arsyeshme – dhe tepër gjatë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Qeveria e Kosovës e pranoi këtë në koncept dokumentin e saj për hartimin e ligjit për themelimin e gjykatës së punës dhe administrative [4]. Në këtë dokument po ashtu pranohet nevoja për gjykata të specializuara për t'i bërë procedurat gjyqësore më efikase dhe për të forcuar zbatimin e të drejtave të punëtorëve. Miratimi i ligjit për krijimin e gjykatës administrative në dhjetor 2024 dukej të ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim .[5]. Ligji parasheh që kjo gjykatë të ketë disa departamente, përfshirë një për kontestet e punës dhe një për skemat sociale. Megjithatë, ligji aktualisht është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese për shkak të pretendimeve për shkelje procedurale gjatë miratimit të tij dhe ende nuk ka hyrë në fuqi [6].

Shëndeti dhe siguria në punë

Shëndeti dhe siguria në punë (ShSP) dhe kujdesi shëndetësor në përgjithësi vazhdojnë të jenë problematike në Kosovë. Iniciativat afatgjata që synonin përmirësimin e të dyjave nuk janë zbatuar. Pavarësisht faktit se më shumë se para 10 vitesh ishte iniciuar një plan për implementimin e sigurimit shëndetësor, nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ngjashëm, ligji i punës i vitit 2010 nuk është reformuar përkundër nevojës urgjente. Për më tepër, Qeveria aktuale e hoqi reformën e këtij ligji nga lista e propozimeve legjislative për vitin 2024 [7].

Kujdesi shëndetësor publik nuk i plotëson të gjitha nevojat e qytetarëve. Për shembull, Ministria e Shëndetësisë kishte për synim të siguronte ofrimin falas të barnave esenciale për qytetarët përmes një liste esenciale. Megjithatë, ka pasur probleme në furnizim me barnat nga lista për shkak të vonesave në prokurimin publik dhe kufizimeve buxhetore [8]. Ekziston sigurimi privat shëndetësor, por nuk përdoret në masë të madhe, pasi shumica e kompanive nuk i sigurojnë punëtorët e tyre.

Për më tepër, rregulloret e ShSP-së janë kryesisht joefektive për shkak të problemeve strukturore. Ligji për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë i detyron bizneset të garantojnë sigurinë e punëtorëve në disa mënyra, megjithatë një studim nga BIRN Kosovë tregon shpërfillje të gjerë dhe sistematike të këtyre rregullave [9] . Bizneset shpesh operojnë pa personel të trajnuar për ShSP-në dhe gati një e katërta nuk sigurojnë certifikata shëndetësore për punëtorët e tyre, përkundër faktit se kjo është detyrim ligjor [10] . Shkaqet më të mundshme për këtë shpërfillje janë mungesa e mbikëqyrjes mbi pajtueshmërinë me rregulloret dhe dështimi për të ndëshkuar mosrespektimin. Inspektorati i Punës konfirmon mungesën e respektimit të ligjit. Në vitin 2024 janë kryer 12 000 inspektime dhe janë identifikuar këto shkelje: 8710 raste në të cilat punëtorëve nuk u janë siguruar certifikatat e ekzaminimit mjekësor, 4118 raste të punëtorëve pa trajnim në SHSP, 604 raste në të cilat nuk është kryer vlerësim i riskut, 3003 raste në të cilat kanë munguar pajisjet zjarrfikëse në mjediset e biznesit, dhe 523 raste në të cilat nuk ka pasur në dispozicion masa për ofrimin e ndihmës e shpejtë në rast emergjence [11]. Për më tepër, në vitin 2024 u raportuan 609 aksidente në vendin e punës dhe shtatë vdekje të lidhura me këto aksidente. Ndonëse numri i viktimave është në rënie në vitet e fundit, mungesa e zbatimit të rregulloreve të ShSP-së është problematike. Strategjia e Punësimit 2024-2028 nënvizon zbatimin joefektiv të rregulloreve të ShSP-së dhe burimet e kufizuara të Inspektoratit të Punës si sfida të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punës [12].

Dialogu social

Dialogu social në Kosovë mbetet joadekuat, siç raporton GSK-ja. Këshilli Ekonomiko-Social (KES) është një institucion i dedikuar për dialogun social, i përbërë nga 15 anëtarë, përfshirë përfaqësues të partnerëve socialë dhe qeverisë [13]. Ky Këshill mundëson zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes marrëveshjeve dypalëshe ose trepalëshe. Megjithatë, të dhënat tregojnë se KES-i është jofunksional dhe se qeveria nuk bëri asnjë përpjekje për ta përdorur atë gjatë 2024 [14].

Ndonëse sindikatat përfaqësohen në KES, shumica e sindikatave në Kosovë janë të organizuara për të mbrojtur interesat e shërbyesve civilë dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike. Këto sindikata organizuan disa greva në vitin 2024, kryesisht për të shprehur pakënaqësinë me nivelin e pagave [15]. Në sektorin privat nuk ekziston ndonjë organizatë e vërtetë sindikale që synon mbrojtjen e interesave të punëtorëve [16].

[1] Qeveria e Kosovës (2024) “Strategjia e Punësimit 2024–2028” – https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/07/Employment-Strategy-2024-2028.pdf

[2] Agjencia e Statistikave të Kosovës (2025) “Anketa e Fuqisë Punëtore 2024” – https://askapi.rks-gov.net/Custom/085719f6-0ef0-4365-afa7-9a02c8d10cf5.pdf

[3] ATV LIVE (2024) “Të reshurat u shkaktojnë mijëra euro dëme bujqve në Skenderaj”: https://atvlive.tv/te-reshurat-u-shkaktojne-mijera-euro-deme-bujqve-ne-skenderaj/

[4] Ministria E Drejtësisë E Kosovës (2023) “Koncept-Dokumenti për Gjykatën Administrative dhe të Punës”- https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41848

[5] Ministria e Drejtësisë e Kosovës (2024) “Miratohet Ligji i cili themelon Gjykatën Administrative” – https://md.rks-gov.net/lajmet/miratohet-ligji-i-cili-themelon-gjykaten-administrative

[6] Kallxo (2024) ” PDK dërgon në Kushtetuese 16 ligje të miratuara në seancën e 5 dhjetorit”: https://kallxo.com/lajm/pdk-dergon-ne-kushtetuese-16-ligje-te-miratuara-ne-seancen-e-5-dhjetorit/

[7] KDI (2024) “ “KDI calls on the Government to return the Labor Law to the legislative agenda” – https://www.koha.net/en/arberi/kdi-ja-i-ben-thirrje-qeverise-ta-ktheje-ligjin-e-punes-ne-agjende-legjislative

[8] Kallxo (2024) ” 73.5% furnizim me barna esenciale, nëpër spitale e QKUK gjatë vitit 2024“:   https://kallxo.com/lajm/73-5-per-qind-furnizimi-me-barna-esenciale-neper-spitale-e-qkuk-gjate-vitit-2024/

[9] BIRN Kosova (2023) “Menaxhimi i Punëtorëve pa Procedura” – https://kallxo.com/wp-content/uploads/2023/11/Menaxhimi-i-punetoreve-pa-procedura-Shqip-1.pdf

[10] Ibid.

[11] Inspektorati Qendror i Punës (2024) “Raporti Vjetor i Punës për Vitin 2024” – https://ip.rks-gov.net/wp-content/uploads/RaportiVjetor_2024_InspektoratiiPunes.pdf

[12] Qeveria e Kosovës (2024) “Strategjia e Punësimit 2024–2028” – https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/07/Employment-Strategy-2024-2028.pdf

[13] Kuvendi i Republikës së Kosovës (2023) “Ligji Nr. 07/L-018 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” – https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2747

[14] Kallxo (2024) ” Këshilli Ekonomiko-Social që duhej të propozonte pagën minimale nuk është funksional, thotë njëri nga partnerët” : https://kallxo.com/lajm/keshilli-ekonomiko-social-qe-duhej-te-propozonte-pagen-minimale-nuk-eshte-funksional-thote-njeri-nga-partneret/

[15] KALLXO.com (2025) “Në grevë e pa program të miratuar, Teatri Kombëtar e nis vitin me skenë të heshtur” – https://kallxo.com/gjate/analize/ne-greve-e-pa-program-te-miratuar-teatri-kombetar-e-nis-vitin-me-skene-te-heshtur/ ;     Evropa e Lirë (2023) “Njësitë speciale protestojnë para Qeverisë, shpalosin një sërë kërkesash” – https://www.evropaelire.org/a/njesite-speciale-policore-protesojne-para-qeverise/32723427.html

[16] Ahmeti, N. (2014) “S’ka sindikata në sektorin privat” – https://www.evropaelire.org/a/26680876.html

Mbrojtja dhe përfshirja sociale

Score: 73

Mbrojtja dhe përfshirja sociale

Qasja në kujdesin për fëmijët

Pjesëmarrja në arsim në fëmijërinë e hershme është e ulët në Kosovë, me vetëm 8.9% të fëmijëve nën 5 vjeç të regjistruar në arsimin parashkollor në vitin shkollor 2023-2024 [1]. Faktor kryesor është mungesa e infrastrukturës publike në dispozicion: janë vetëm 62 çerdhe publike në vend. (Edhe pse kjo nuk është e mjaftueshme, megjithatë është më shumë se 49 sa ishin në 2022). Janë 177 çerdhe private, por totali i kombinuar prej 239 çerdhesh nuk i përmbushin nevojat e popullatës [2] . Qasja në kopshtet private është e kufizuar edhe për shkak të kostos së tyre, siç theksohet në seksionin për barazi gjinore, i përmendur më lart. Po ashtu, ekzistojnë pabarazi të konsiderueshme rajonale, me nëntë komuna që nuk kanë asnjë çerdhe publike.

Mungesa e objekteve publike dhe kostoja e lartë e opsioneve private paraqet pengesë për shumë fëmijë nga familjet me të ardhura të ulëta dhe nga zonat rurale që të kenë qasje në shërbimet e arsimit në fëmijërinë e hershme. Fëmijët nën 5 vjeç në zonat rurale kanë tre herë më pak gjasa të kenë qasje në arsim dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme, sipas një raporti të Bankës Botërore [3]. Edhe raporti vjetor i UNICEF-it për Kosovën për vitin 2024 thekson ndikimin e pabarazive socio-ekonomike në qasjen në arsim [4]. Raporti i OECD-së mbi Perspektivën e Konkurrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor identifikoi mungesën e kujdesit të përballueshëm për fëmijë si një nga çështjet kyçe për Kosovën [5] . Një studim i vitit 2024 nga Instituti Musine Kokalari tregon se mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve të zhvilluara të kujdesit shtyn gratë në zonat rurale të shpenzojnë më shumë kohë në punë të papaguar të kujdesit krahasuar me ato në zonat urbane [6].

Shërbimet e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në fëmijërinë e hershme janë të fragmentuara, por po ndërmerren disa hapa pozitivë për t'i integruar ato. Ligji për Arsimin në Fëmijëri të Hershme, i miratuar në vitin 2023, krijon një bazë ligjore për koordinim ndërsektorial dhe integrim të këtyre shërbimeve [7]. Banka Botërore miratoi Projektin e Arsimit në Fëmijëri të Hershme dhe Kujdesit për Kapitalin Njerëzor në Kosovë në maj 2024. Ky projekt përqendrohet në ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit për të përmirësuar cilësinë dhe qasjen [8]. Megjithatë, shërbimet ende nuk i plotësojnë nevojat e popullatës.

Një problem tjetër për institucionet dhe objektet publike është qasja: sipas një studimi nga Internews Kosova, 90% nuk mundësojnë qasje të plotë për personat me aftësi të kufizuara [9].

Praktika të mira:

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka lansuar një program të ri për ndihmë sociale dhe kujdes për fëmijë, i cili synon familjet nën vijën e varfërisë në vend. Si pjesë e këtij programi, në nëntor 2024 është hapur thirrja publike për të promovuar regjistrimin e fëmijëve në institucionet private parashkollore [10]. Programi u ofron familjeve një subvencion prej 70 eurosh për regjistrim në çerdhe private, duke ulur barrën financiare. Në fakt, disa familje detyrohen të regjistrojnë në çerdhe private për shkak të vendeve të kufizuara dhe listave të gjata të pritjes në çerdhet publike. Thirrja e dytë publike, po ashtu e hapur në nëntor 2024, synon të ofrojë mbështetje financiare për projektet e OJQ-ve që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare për individë, familje dhe grupe të cenueshme në Prishtinë [11]. Kjo thirrje synon organizatat e përqendruara në mbrojtjen sociale, ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, kërkimin, analizën, ndërtimin e kapaciteteve, hartimin e dokumenteve strategjike dhe mbështetjen e individëve dhe familjeve që kanë nevojë për shërbime sociale profesionale.

Qasja në shërbimet esenciale

Sipas raportit të GSK-së, në Kosovë ka mungesë të shërbimeve thelbësore, pavarësisht investimeve të konsiderueshme nga qeveria. Përderisa qasja në internet dhe televizion kabllor është e mirë, infrastruktura e vjetruar elektrike shkakton ndërprerje të energjisë gjatë periudhave të rritjes së konsumit [12]. Në vitin 2023, vetëm 79% të popullsisë kishte qasje në sisteme publike të furnizimit me ujë dhe rreth 65% kishin qasje në sisteme publike të kanalizimeve, sipas statistikave zyrtare [13]. Planet komunale për menaxhimin e mbeturinave dhe grumbullimi në nivel lokal mbuluan vetëm rreth gjysmën e territorit në vitin 2023.[14] Transporti publik mbështetet në masë të madhe në autobusë, ndërsa infrastruktura hekurudhore është e pakët ose joekzistente. (Për më shumë hollësi, shih seksionin mbi qasjen në transport të qëndrueshëm.)

Sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor publik nuk ka burime të mjaftueshme për të mbuluar nevojat shëndetësore të të gjithë qytetarëve, siç pranohet dhe theksohet në Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2024 [15] . Në strategji theksohet se buxheti i kufizuar për sektorin e shëndetit publik çon në një hendek të konsiderueshëm midis nevojave të pacientëve dhe asaj që sistemi mund të ofrojë. Prandaj, familjet detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për shërbime shëndetësore dhe mallrave, si p.sh. ilaçet, në rastet kur sistemi publik nuk i ofron.

[1] KOSOVO 2.0 (2025) “Angazhimet e partive politike për çerdhet” – https://kosovotwopointzero.com/en/political-parties-pledges-on-kindergartens/

[2] KOSOVO 2.0 (2025) “Angazhimet e partive politike për çerdhet” – https://kosovotwopointzero.com/en/political-parties-pledges-on-kindergartens/

[3] Banka Botërore (2024) “Dokumenti i Vlerësimit të Projektit: Arsimi i Fëmijëve të Vegjël dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor në Kosovë”- https://documents1.worldbank.org/curated/en/099042524153570991/pdf/BOSIB152c2122502e1a25e12f7a51c93a3d.pdf

[4] UNICEF KOSOVË (2024) “Raporti Vjetor 2024” – https://www.unicef.org/kosovoprogramme/reports/annual-report-2024

[5] OECD (2024) “Western Balkans Competitiveness Outlook 2024: Kosovo”- https://www.oecd.org/en/publications/western-balkans-competitiveness-outlook-2024-kosovo_ff74ae0e-en.html

[6] Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” (2022) “Who Cares? Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë” – https://musineinstitute.org/wp-content/uploads/2022/11/07-Who-Cares-ALB03.pdf

[7] Kuvendi i Republikës së Kosovës (2023) “Ligji Nr. 08/L-153 për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme” – https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=79000

[8] BANKA BOTËRORE (2024) “World Bank Supports Improvement of Quality and Access to Early Childhood Education and Care Services in Kosovo” – https://www.worldbank.org/en/news/press-release/2024/05/14/world-bank-supports-improvement-of-quality-and-access-to-early-childhood-education-and-care-services-in-kosovo

[9] Internews Kosova (2023) “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim” – https://kallxo.com/wp-content/uploads/2023/11/Diskriminimi-sistematik-ne-hapesira-dhe-punesim-Internews-Kosova.pdf

[10] Komuna e Prishtinës (2024) “Thirrje publike për subvencionimin e familjeve për regjistrim të fëmijëve në institucionet parashkollore private të Komunës së Prishtinës” – https://prishtinaonline.com/lajmet/4253/thirrje-publike-per-subvencionimin-e-familjeve-per-regjistrim-te-femijeve-ne-institucionet-parashkollore-private-te-komunes-se-prishtines

[11] Komuna e Prishtinës (2024) “Thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve të OJQ-ve për shërbime sociale e familjare” – https://prishtinaonline.com/uploads/thirrje_publike_per_mbeshtetje_financiare_te_projekteve_te_ojq-ve_per_sherbime_sociale.pdf

[12] KALLXO.com (2024) “Fundviti në Kosovë, ndërprerje të rrymës në disa komuna” – https://kallxo.com/lajm/fundviti-ne-kosove-nderprerje-te-rrymes-ne-disa-komuna/

[13] Zyra e Kryeministrit të Kosovës (2023) “Rishikimi i Strategjisë Shtetërore për Ujra 2023– 2027 dhe Plani i Veprimit 2023–2025” – https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=78647

[14] Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (2024) “Raporti i Performancës së Komunave të Republikës së Kosovës 2023” – https://mapl.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/07/Raporti-performances-Komunale-2023-final-18.07.2024.pdf

[15] Ministria e Shëndetësisë (2024) “Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2025–2030 dhe Plani i Veprimit” – https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=99025

Hapësirë Qytetare

Rezultati: 67

Hapësirë Qytetare

Monitori CIVICUS vazhdon ta klasifikojë hapësirën civile në Kosovë si të “Ngushtuar”, një status që ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2018 [1] . Ky klasifikim tregon se, edhe pse individët dhe organizatat e shoqërisë civile mund të ushtrojnë të drejtat e tyre për lirinë e asociimit, tubimit paqësor dhe shprehjes, këto të drejta shpesh shkelen përmes ngacmimeve, arrestimeve ose sulmeve kundër kritikëve të atyre në pushtet, si dhe përmes forcës së tepruar gjatë protestave dhe presionit politik mbi mediat.

Mundësimi i hapësirës për shoqërinë civile

GSK-ja përshkruan hapësirën për shoqërinë civile në vitin 2024 si përgjithësisht të favorshme, por thekson nevojën për të adresuar disa çështje të vazhdueshme. Kushtetuta e Kosovës garanton lirinë e shprehjes, asociimit dhe tubimit për të gjithë qytetarët, përfshirë komunitetet dhe grupet e margjinalizuara. Për më tepër, ekzistojnë mekanizma gjithëpërfshirës për konsultime publike, si platforma për konsultime on-line dhe grupe të punës për iniciativa politike që përfshijnë përfaqësues të shoqërisë civile. Si i tillë, mjedisi ligjor në të cilin veprojnë OJQ-të në Kosovë është përgjithësisht i favorshëm dhe i hapur për pjesëmarrjen e OShC-ve. OShC-të kanë luajtur rol aktiv në dizajnimin, zbatimin dhe monitorimin e reformave që lidhen me integrimin në BE. Po ashtu, OShC-të ishin dukshëm të angazhuara në fusha si transparenca, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe reformat ligjore. Në fushën e të drejtave të punës, janë organizuar forume të OJQ-ve që merren drejtpërdrejt me çështjet e të drejtave të punës. Një shembull është Konsorciumi për të Drejtat e Punës, një konsorcium i organizatave dhe përfaqësuesve të punëtorëve, i cili bashkon 41 hisedarë të specializuar në çështjet e punës dhe sindikalizmit [2].

Megjithatë, GSK-ja veçon disa sfida, përfshirë mënyrën se si raportohet dhe vlerësohet efektiviteti i financimit publik për OJQ-të. Për më tepër, mekanizmat e konsultimit dhe bashkëpunimit duhet të përmirësohen edhe më shumë për të siguruar angazhim efektiv dhe të qëndrueshëm nga të gjithë hisedarët e shoqërisë civile. Në vitin 2024 ishin disa raste të armiqësisë së qeverisë kundër OShC-ve [3] . Në fund të janarit policia bastisi zyrat e Qendrës për Paqe dhe Tolerancë. Ministria e Punëve të Brendshme urdhëroi bastisjen me arsyetimin sepse supozohej se mjediset po përdoreshin për “ushtrimin e paligjshëm të aktiviteteve mjekësore ose farmaceutike”. OJQ-ja e kundërshtoi këtë akuzë duke thënë se vetëm ofronte ndihmë mjekësore për serbët e Kosovës që jetonin në Prishtinë dhe e përshkroi bastisjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë civile. Në shkurt Zëvendëskryeministri Bislimi akuzoi disa OJQ serbe në Kosovë se aktivisht po pengojnë integrimin e qytetarëve serbë në shoqërinë kosovare. Zëvendësministri i Administratës Publike, Vokrri, doli me pretendime të ngjashme dhe akuzoi OJQ-të serbe në Kosovë se po shtyjnë përpara një agjendë të lidhur me Serbinë. Këto pretendime nxjerrin në pah tensionet e vazhdueshme etnike në shoqërinë kosovare, siç përmendet në seksionin mbi dialogun social.

[1] CIVICUS (2025), CIVICUS Monitor – Kosovo: https://monitor.civicus.org/country/kosovo/

[2] Advocacy Center (2022) ” Protecting and Promoting Labour Rights of Vulnerable Groups in the Labour Market”: https://advocacy-center.org/index.php/program-labour-rights/

[3] CIVICUS (2025), “Raids in NGO offices over alleged illegal activities spark controversy”: https://monitor.civicus.org/explore/raids-in-ngo-offices-over-alleged-illegal-activities-spark-controversy/

Tranzicioni i gjelbër me drejtësi sociale

Score: 72

Tranzicioni i gjelbër me drejtësi sociale

Qasja në lëvizshmëri të qëndrueshme dhe varfëri në transport

Transportit publik në Kosovë është joadekuat, siç raporton GSK-ja. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 46% të komunave kanë përmbushur planet e mobilitetit për të ofruar transport publik bazë [1]. Transporti ndërurban mbështetet vetëm në linjat e autobusëve privatë. Ndonëse kërkohen licenca, standardet nuk monitorohen në mënyrë strikte. Operatorët nuk janë të koordinuar dhe nuk komunikojnë, duke rezultuar në konfuzion dhe dallime në orare dhe çmime biletash [2]. Nuk ka alternativë reale, pasi sistemi hekurudhor i Kosovës është jashtëzakonisht i dobët, me vetëm një linjë funksionale [3] . Qeveria ka nisur investimet në rehabilitimin e hekurudhave të vendit në 2022, por pritet që puna të përfundojë deri në vitin 2027 [4] . Andaj, i gjithë transporti në të ardhmen e parashikueshme do të bëhet me vetura ose autobusë. Këto automjete kryesisht bazohen në karburante fosile, madje lejohet edhe qarkullimi pa kufizime i motorëve të vjetër me dizel, pasi nuk ekzistojnë standarde për automjetet me eko-dizel. Ende lejohet qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve të rënda transportuese nëpër zona urbane. Për alternativat ekologjike, si automjetet elektrike, ndahen pak stimuj publikë, ndërsa taksat për automjete elektrike janë të njëjta si për automjete me djegie të brendshme [5]. Qeveria ka nisur një iniciativë për heqjen e tatimeve për automjetet elektrike, por ky ligj ende nuk është miratuar plotësisht.

[1] Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (2024) “Raporti i Performancës së Komunave të Republikës së Kosovës 2023” – https://mapl.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/07/Raporti-performances-Komunale-2023-final-18.07.2024.pdf

[2] Zyra e Kryeministrit të Kosovës (2023) “Strategjia e Transportit Multimodal 2023–2030” – https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/05/STRATEGJIA-E-TRANSPORTIT-MULTIMODAL-2030.pdf

[3] Ibid.

[4] Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (2023) “Raporti vjetor i zbatimit të Strategjisë Sektoriale dhe Transportit Multimodal 2015–2025” – https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/03/Raporti-vjetor-i-zbatimit-te-Strategjise-Sektoriale-dhe-Transportit.pdf

[5] Ahmeti, N. (2024) “Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike. A mjafton?” – https://www.evropaelire.org/a/zero-taksa-per-regjistrimin-e-veturave-elektrike-/33128054.html

Financuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Komisionit Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti që jep grantin nuk mund të mbahen përgjegjës për to.